Lajme

Rruga e Rinasit ende e MBYLLUR! ARRSH: Mjetet të ndjekin rrugën e Vorës

Rruga e Rinasit do të vijojë të jetë prapë e mbyllur. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi thotë se në vazhdimësi të punimeve të cilat tashmë janë në fazë të dytë, segmenti “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur. ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të bizneseve pranë zonës.

Lexo më shumë  Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok

POSTIMI:

Njoftim. Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.  Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroprtit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
YouTube player