Lajme

Katër ditë të izoluar nga dëbora, hapet rruga e fshatit Panarit në Korçë

Hapet pas katër ditësh punë rruga e fshatit Panarit në Korçë.

Moti i ftohtë vijon të mbajë të mbërthyer Korçën ashtu si pjesën më të madhe të vendit.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur reshje bore dhe moti është i kthjellët, ndërsa temperaturat janë ende disa gradë nën zero, mesatarja -10 gradë.

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet

Në akset nacionale Korçë-Ersekë; Ersekë-Leskovik, por edhe në segmentet rrugore Korçë –Voskopojë dhe Korçë- Dardhë vijon qarkullimi i mjeteve pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Kontraktorët ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e rrugëve për mos krijimin e gjurmëve të akullit.

Në qarkun Korçë ka pasur rreth 13 raste me fraktura nga rënia në akull.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Rruga Press

YouTube player