Video/ Borëpastruesja bën kërdinë, shkatërron 47 makina, plagosen 12 persona
Teksa po pastronte autostradën nga dëbora, shoferi i borëpastrueses e teproi “pak”me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrullë borën në drejtimin e kundërt, nga ku po vinin makina.
Kjo pakujdesi e shoferit të borëpastruese ka shkaktuar kaos në autostradë, duke bërë të pa mundur shikueshmërinë në rrugë, me shoferët e makinave që humbën kontrollin.
Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 47 makina kanë pësuar dëme, ndërsa 12 persona kanë shkuar në spital me plagë jo të lehta.
Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si pasojë e shikueshmërisë së kufizuar nga masat e borës që binin mbi to.
Ndërkohë autoritetet përkatëse njoftojnë se do të dëmshpërblejnë drejtuesit e makinave që janë dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 janarit në Ohio, SHBA.
Rruga Press