BallinaLajme

Zbulohet në Itali varianti i virusit anglez

Varianti anglez i Covid-it është izoluar edhe në Itali, në laboratorët e spitalit ushtarak Celio, në Romë. Departamenti Shkencor Celio, i cili po bashkëpunon me Institutin e Lartë të Shëndetit, ka identifikuar gjenomën e virusit te një grua që doli pozitive me variantin e gjetur, në javët e fundit, në Britaninë e Madhe. Partneri i pacientes ishte kthyer në Fiumicino nga Mbretëria e Bashkuar, ditët e fundit.

Të dy janë në izolim dhe kanë ndjekur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe kontaktet e ngushta, të gjitha procedurat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas asaj që doli, pacienti ka një ngarkesë të fortë virale.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid-it janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha transmetuesit publik Zdf se, “sipas të gjitha gjërave që dimë deri më tani, varianti nuk ka ndikim te vaksinat, të cilat mbeten efektive, tha Spahn, duke përmendur bisedimet e ekspertëve me autoritetet evropiane”.

Fjalët e Spahn konfirmohen gjithashtu nga Gianni Rezza, Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit, të Ministrisë së Shëndetësisë, në Itali.

“Varianti i Sars-CoV2, që aktualisht po qarkullon në Londër dhe Anglinë juglindore, ka mutacione në proteinën sipërfaqësore të virusit, të ashtuquajturën Spike. Edhe pse është hipotezë se këto mutacione mund të rrisin transmetueshmërinë e virusit, ato nuk duket se ndryshojnë as agresionin klinik dhe as përgjigjen e vaksinës “.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shpjegoi gjatë një interviste në në Rai 3 se varianti i koronavirusit dhe kapaciteti i përhapjes është rreth 70% më shumë. Ai shpjegoi se Italia si masë paraprake ka vendosur të bllokojë fluturimet për në Britaninë e Madhe, “për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve tanë të kuptojnë shkallën e virusit me të cilin përballemi”.

Rruga Press

YouTube player