I ftohti polar ‘mbërthen’ Shqipërinë, temperaturat do të ulen deri në -12 gradë
Vendi ynë do të vijojë edhe ditën e sotme uljen e ndjeshme të temperaturave, ndërsa do të karakteriziohet nga një mot me kthjellime.
Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë.
Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.
Rruga Press