Lajme

(VIDEO) Rrëfimi prekës i Hamëz Jasharit për median gjermane, pas sulmit serb

Serbia nuk do paqe”, thoshte në vitin 1998 Hamëz Jashari për mediat gjermane e kroate të asaj kohe.

Sulmi i para 24 vjetëve i forcave serbe mbi familjen e heronjve Adem e Hamëz Jashari, nuk mbeti i padokumentuar.

Disa ditë pas sulmit të asaj kohe, Hamëz Jashari foli për mediat kroate dhe gjermane, duke treguar se si ndodhi sulmi.

“Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve…Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë.

Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, tregonte Hamëz Jashari në një video, të cilën e ka shpërndarë djali i tij, Bekim Jashari.

Rruga Press

YouTube player