Bota

Video virale/ Teksa raportonte live, gazetarja përplaset nga një makinë

Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë një transmetimi ‘live’ dhe mbi të gjitha kur gazetarët janë në terren. Një aksident, që fatmirësisht nuk përfundoi me dëme të mëdha, i ka ndodhur një gazetareje nga Virxhinia Perëndimore.

Tori Yorgey, një reportere për degën e NBC, WSAZ në Huntington, u godit papritur nga një makinë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, u rrëzua dhe u ngrit menjëherë për të përfunduar raportimin e saj. Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Yorgey po raportonte për motin e keq. Në klip, ajo është përballë kamerës kur një makinë i vjen nga pas dhe e godet pas shpine.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Yorgey përkulet përpara, e tronditur, duke thënë:

“O Zot. Sapo më përplasi një makinë, por jam mirë! Është gjithçka mirë! Jam shumë e lumtur që jam mirë!”

Në klip, shoferja që e goditi dëgjohet duke kërkuar falje dhe Yorgey përgjigjet:

“Zonjë, ju jeni shumë e ëmbël, jam mirë.”

Yorgey iu rikthye raportimit të saj, menjëherë pas ngjarjes.

Ajo tha të enjten se është vizituar dhe se ndihet mirë, përveç një dhimbjeje të vogël në shpinë dhe në këmbën e djathtë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’
YouTube player