BallinaLajme

Basha zotohet në krah të Vjosa Osmanit: Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për krimet serbe, s’lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një zotim publik në emër të tij dhe të partisë që drejton se pas ardhjes në pushtet do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin institucional me Kosovën. Në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila prej 2 ditësh qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare, lideri demokrat tha se kur PD të vijë në pushtet do të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve nga ana e Serbisë.

Basha tha se nuk do te lejojnë që historia të rishkruhet nga agresorët.

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

“Duhet qëndrim i unifikuar për Kosovën. Zotimin tim se pas 25 prillit do të ketë një qëndrim ndryshe të qasjes së Tiranës ndaj marrëdhënieve Shqipërisë-Kosovë në rrafsh të parë. Duke zhbërë atë që ka konstatuar dhe komisioni Evropian, një rënie të bashkëpunimit. Në themel kanë qëndruar çështjet kombëtare. Kemi bërë gjithçka për njohjen e Kosovës. Jam i brengosur se nga një fat i tillë për Kosovës, Prishtina zyrtare dhe populli i Kosovës nuk ka mbështetje që duhet të ketë nga Shqipëria. Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë, për të dënuar gjenocidin e serbëve në Kosovë. Por do të obligoje institucionet e Shqipërisë që të jenë në mbrojtje të institucioneve të Kosovës. S’mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. S’mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata që bënë agresorin, dhe shkaktojnë aq shumë vuajtje. Në këtë kuadër do të vazhdojmë që të mbështesim dialogun Serbi-Kosovë, mes dy vendeve, për të përfunduar një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të stabilitetit. Kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam; nevoja për bashkëpunim ekonomik.”, tha Basha.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player