BallinaBota

Sulm kibernetik kundër qeverisë amerikane/ Biden: Autorët do të paguajnë kosto të rëndë

Presidenti i Zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër. Biden, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, tha se ekipi i tij do ta bëjë këtë çështje një përparësi kryesore dhe do t’u imponojë “kosto të mëdha” palëve përgjegjëse për sulme të tilla kibernetike. “Kundërshtarët tanë duhet ta dinë që, si President, unë nuk do të qëndroj duarkryq përpara sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

Qeveria amerikane konfirmoi të mërkurën se një fushatë e fundit hakerimi preku rrjetet e saj dhe tha se sulmi ishte “i madh dhe në vazhdim”. Hakerat, të cilët besohet se punojnë për Rusinë kanë monitoruar trafikun e brendshëm të emaileve në departamentet e Thesarit dhe Tregtisë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters në fillim të kësaj jave, duke cituar disa persona që thanë se druheshin se ajo çka ishte zbuluar deri më tani, mund të ishte vetëm maja e ajsbergut.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Kjo është një situatë në zhvillim dhe ndërsa vazhdojmë të punojmë për të kuptuar shkallën e plotë të kësaj fushate, ne e dimë që ai ka prekur rrjetet brenda qeverisë federale”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI). Kompania teknologjike SolarËinds, nga nisi sulmi, tha se rreth 18,000 klientë të saj kishin shkarkuar një program të kompromentuar që u mundësoi hakerave të futeshin në sistemet e tyre pa rënë në sy për gati nëntë muaj.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Gjatë ditëve të kaluara, FBI-ja, CISA dhe ODNI-ja janë në dijeni të një fushate të madhe e të vazhdueshme ndaj sigurisë kibernetike”, thuhej në deklaratën e përbashkët. “FBI-ja po heton e po mbledh informacione në mënyrë që të identifikojë, ndjekë e shkatërrojë aktorët përgjegjës për këtë kërcënim”, vazhdonte më tej deklarata. FBI, CISA dhe ODNI kanë formuar një grup të përbashkët mbi sulmet kibernetike, për të koordinuar përgjigjen e qeverisë amerikane. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë mbi Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien ndërpreu një udhëtim në Evropë të martën për të trajtuar çështjen e sulmit./VOA

Rruga Press

YouTube player