AKU fshehu emrin e kompanisë, kompania Gjirofarm tërheq nga tregu kosin me fekale
Prej ditësh është raportuar për hedhjen në treg të kosit me ndotje bakteriale enterobakter, por dhe për mbajtjen sekret të kompanisë dhe sasisë së shitur.
Është pikërisht AKU që fshehu të dhënat duke rrezikuar konsumatorët që i kanë besuar garantimin e cilësisë së produkteve që vënë në tavolin e bukës së familjes.
Por kompania që hodhi në treg këto produkte zbuloi veten.
Është pikërisht Kompania Gjirofarm.
Pas publikimit të skandalit se ‘Kos me fekale’ u shit në supermarketet e vendit, AKU dhe kompania po tentojnë ta kalojnë në heshtje.
Por së fundi në disa markete në Tiranë dhe në rrethe është shfaqur ky njoftim.
“Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj, në emër të Gjirofarm sha nëse keni blerë
Kos lope 190 gram 2.2 për qind, datë skadence 15.02 2022, kos lope 190 gram 3.8 përqind datë skadence 14.02 2022, kos dele 300 gram datë skadence 16.02 2022 do ju luteshim të mos i konsumonit dhe kthejini në market për zëvendësimin e tyre.
E njëjta shkresë është konstatuar si në disa rrethe dhe në Tiranë
Kompania Gjirofarm, mësohet se pa njoftime të tjera ka tërhequr nga tregu kosin me baktere të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Përfaqësues të marketeve e dyqaneve në disa qytete të vendit konfirmuan heqjen e prodhimit të Gjirofarm.
Por në njoftimin e cunguar për skandalin me sigurinë ushqimore, nuk jepet asnjë e dhënë për sasinë e kosit të kontaminuar, sasisë së hedhur në treg dhe sa është shitur.
Institucioni shtetëror që garanton cilësinë e produkteve i detyruar nga zbulimi i së vërtetës konfirmoi vetëm vërtetësinë e raportimit, por e fshehu kompaninë.