Sport

Sot rikthehet superiorja/ Skënderbeu–Laci dhe Tirana–Vllaznia për javën e 16-të

Sot, Kategoria Superiore do të zbresë në fushë për herë të parë për vitin kalendarik 2022, teksa do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për javën e  16-të.

Në orën 16:45 në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu-Laçi.

Skuadra korçare dëshiron triumfin për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa ekipi kurbinas kërkon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, por edhe për t’i bërë presion kryesuesve.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Skuadra e Orges Shehit synon fitoren e tretë radhazi, ndërsa Vllaznia kërkon fitoren që i mungon prej dy ndeshjesh.

Rruga Press

YouTube player