Lajme

I ftohti siberian pushton vendin: Kur do të ndryshojë gjithçka

Temperaturat e ulta do të vijojnë edhe në orët në vijim në të gjithë vendin edhe pse moti do të jetë i kthjellët. Prej dy ditësh territori i Ballkanit është “pushtuar” nga masa ajrore të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit duke bërë që termometri të zbresë deri -9 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë që pjesa tjetër varion nga +2 deri në -6 gradë Celsius.

Lexo më shumë  Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme

Situata pritet të jetë e njëjtë deri mesditën e nesërme, ku ajri pritet të ngrohet disi për shkak të largimit të rrymave të ftohta.

Duke filluar nga pasitja e nesërme, temperaturat parashikohet të kenë një rritje graduale duke arritur deri në 4-5 gradë Celsius. Ky mot nuk do të zgjasë shumë, pasi temperaturat e ulta pritet të rikthehen të martën dhe të mërkurën.

Lexo më shumë  Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia

Rruga Press

YouTube player