BallinaBota

Spanjë, Parlamenti voton eutanazinë. Konservatorët dhe të djathtët kundër

Parlamenti spanjoll votoi të enjten pro një drafti që do të lejojë vdekjen e asistuar, ose eutanazinë, për pacientët me sëmundje kronike ose të pakurueshme.

Drafti, që u mbështet nga koalicioni qeverisës i krahut të majtë dhe shumë parti të tjera, kaloi me 198 vota pro dhe 138 kundër. Partia Popullore konservatore dhe ajo e ekstremit të djathtë votuan kundër.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Drafti do të vazhdojë tani udhëtimin e tij legjislativ, pasi do të përballet me një votim në Senat, ku pritet gjithashtu të miratohet.

Sipas draftit, ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në 3 muaj nga publikimi i tij në gazetën qeveritare.

Spanja po ndjek kështu gjurmët e fqinjit të saj, Portugalisë, Parlamenti i të cilit aprovoi në shkurt një draft të ngjashëm për të legalizuar eutanazinë. Draftet sidoqoftë duhet ende të kthehen në ligj dhe mund të hasin në rezistencën e presidentit portugez.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player