BallinaBota

Dëbora mbulon Nju Jorkun, kaos në sistemin e transporteve/ FOTO

Banorët e Nju Jorkut u zgjuan të enjten me qytetin e zbardhur nga dëbora, pasi një stuhi dimërore përshkoi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke çoroditur sistemet e transportit, por dhe duke bërë që të mbylleshin shkollat.

Niveli i dëborës shkoi deri në 60 centimetra në zonën që shtrihet nga lindja e Pensilvanisë deri në pjesën malore të shtetit të Nju Jorkut dhe deri në 30 centimetra në pjesën veri-lindore. Autoritetet në zonë u bënë thirrje udhëtarëve, kryesisht motoristëve, që të shmangin lëvizjet.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Ndërsa banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, tre aeroportet e Nju Jorkut raportuan anulimin e 20 deri në 30 për qind të fluturimeve.

Rruga Press

YouTube player