Charlie Hebdo: Gjykata franceze shpall 14 persona fajtorë për bashkëpunimin në sulmet terrorriste
Një gjykatë në Paris ka shpallur 14 persona fajtorë për përfshirje në një seri sulmesh terroriste.
Sulmet e janarit 2015 ndaj revistës Charlie Hebdo, ndaj një punonjëseje policie dhe një supermarketi lanë 17 viktima.
Njëmbëdhjetë të pandehur u paraqitën në gjykatë për vendimin të mërkurën dhe tre u gjykuan në mungesë.
Një nga ata që nuk ishin në gjyq ishte Hayat Boumeddiene, partnerja e arratisur e Amedy Coulibaly i cili u vra në sulmin ndaj supermarketit.
Boumeddiene, e cila iku në Siri një javë para sulmeve, u shpall fajtore për financimin e terrorizmit dhe përkatësisë në një rrjet kriminal terrorist. Ajo u dënua me 30 vjet burg.
I pandehuri kryesor në gjykatë, Ali Riza Polat, u shpall fajtor për bashkëpunim në krimin terrorist dhe gjithashtu iu dha një dënim prej 30-vitesh burg, shkruan BBC.