BallinaLajme

Albin Kurti merr anën e protestuesve: “Sinjali se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë me këtë sistem korruptiv”

Në debatin e ndezur në Tiranë mes atyre që i qujatën protestuesit alabakë dhe të tjerëve që e konsideruan “zemërim të ligjshëm” shpërthimin e atyre që protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, ka marrë anë edhe Albin Kurti. Pas një heshtjeje disa ditore, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje që ajo që ndodhi të shihet si një moment i fundit për të kuptuar “se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh”.

“Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve” ka shkruar Kurti në Facebookun e tij.

Ish kryeministri i Kosovës që mori qëndrim hapur edhe pro protestave studentore kundër qeverisë Rama shkruan se: “I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve” (lexo te plote ketu).

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Por thelbi i deklaratës së tij qëndron në faktin se ajo që ndodhi këto ditë nuk duhet parë me syrin e një pushteti të korruptuar që na i ka skicuar protestuesit si vandalë, huligan dhe i ka krahasuar me Boko Haramin. Kurti, si një rebel i përhershëm është rreshtuar pa mëdyshje përkrah protestuesve: “Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje”. 

I vetmi dallim që bën lideri i Vetëvendosjes mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe skendës politike në dy vendet është se këtu tek ne shpërtheu zemërimi pasi ndryshe nga Prishtina nuk ka asnjë forcë politike që të mishërojë shpresën: “Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet” ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ky pozicionim i Albin Kurtit pro shtresave të paprivilegjuara dhe njerzve të pambrojtur kundër gënjeshtarve që shpërndan makineria propagandistike e një pushteti të korruptuar i bën nder liderit të Vetëvendosjes. Ajo është edhe shpjegimi më i thjeshtë se përse partia e tij që nuk ka rënë asnjëherë në batakun e politikës meskine të interesit të një kaste të caktuar, njeh vetëm rritje në elektoratin shqiptar.

Rruga Press

YouTube player