“Sa shumë me rob shtëpie!”/ Ç’po ndodh brenda qelive të paraburgimit, dalin PAMJET tronditëse, dhomat të tejmbushura me të rinj, “bombë me sahat” për koronavirusin
Publikohen për herë të parë pamje nga qelitë e paraburgimit në Komisariatet e Tiranës, ku mbahen të izoluar adoleshentë dhe të rinj që morën pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Pamje të xhiruara nga vetë të paraburgosurit kanë përfunduar në dorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i ka postuar në rrjetet e tij sociale. Teksa kreu i qeverisë firmos ligje dhe masa për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në qeli ndodheshin 15 të rinj.
“2,3,6,7, sa veta janë të gjithë vëlla? 15 veta. Kaq shumë me rob shtëpie,“-thotë i riu që po filmon me kamera.
Kaq shumë të izoluar në një dhomë, rrezikon që Komisariatet të kthehen në pika infektimi, duke rrezikuar të rinjtë por edhe efektivët e Policisë së Shtetit.