BallinaLajme

77 raste të reja me koronavirus në Fier, pensionistët dhe punonjësit e fasonerisë më të prekurit

Fieri është një ndër qarqet me numrin më të madh të rasteve të reja ditore me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rrethin e Fierit janë konfirmuar 77 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1747 numrin e personave të infektuar në këtë qark.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Abc News raporton se ditët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 infermierë, policë mësues dhe punonjës të tjerë të administratës, por sipas saj numri më i lartë i të infektuarve është sërish te pensionistët dhe të punonjësit e fasonerisë.

Ndërkohë në Patos vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid-19 .

YouTube player