BallinaLajme

Ende nuk ka datë për tryezën me partitë politike për çështjen e Presidentit

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë datë konkrete se kur pritet të mbahet tryeza me partitë politike vendore për të diskutuar për çështjen e presidentit të ardhshëm.

Tryeza ishte paralajmëruar ditë më parë, nga kryeministri i Kosovës  Avdullah Hoti.

Ndërkaq, nga Zyra e Kryeministrit thonë se do të njoftojnë kur të kenë ndonjë datë të caktuar.

“Ende nuk kemi ndonjë datë konkrete, sapo të kemi ju vejmë në dijeni”, ka thënë për KALLXO.com, këshilltarja e kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku-Idrizi.

Pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, nga 5 nëntori i këtij viti detyrën e presidentes është duke e ushtruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila nuk mund të qëndrojë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Ndëkrohë, disa nga subjektet politike kanë shfaqur ambiciet që emri i presidentit të vijë nga radhët e tyre.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë shprehur të gatshëm që t’u bëjë ftesë subjekteve politike për të diskutuar për postin e presidentit.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka ndarë mendjen muaj më parë që kandidati i tyre për president të jetë Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i kësaj partie politike.

Synimin për pozitën e kreut të shtetit e ka bërë publik edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga e cila kanë thënë se nuk kanë vota për asnjë kandidat tjetër që nuk vjen nga PDK.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje duke kërkuar më ngulm mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, ka deklaruar se presidenti mund të zgjedhjet pasi të zgjedhet qeveria e re.

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, institucionet e Kosovës do të duhet të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit brenda gjashtë muajve, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton se presidenti i vendit nuk duhet të ushtrojë ndonjë funksion tjetër politik si dhe duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit

YouTube player