VIDEO/DITA E PESTË E PROTESTËS-Mijëra protetues para kryeministrisë ”Drejtësi për Klodianin”
Protesta e ditës së sotme është më masive. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës dhe duke denoncuar sjelljen e qeverisë si një regjim policorë.
Mijëra të rinj ndodhen para Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi që frymëzon dhe urdhëron sjelljen jo ligjore të Policisë së Shtetit.
Protesta është e qetë dhe nga ana e protestuesve nuk ka asnjë akt dhune apo provokim ndaj policisë së shtetit. Prapa godinës ku ndodhet zyra e Edi Ramës ndodhen me qindra policë me skafandra dhe autoblinda.