BallinaLajme

Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19

Një tjetër mjek është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Prof. Dr. Mihal Kerci ishte mjek anestezist pranë reanimacionit dhe ka drejtuar edhe shoqatën me të njëjtën emër.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me profesion mjek.

Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

YouTube player