Organizata “Reporterët Pa Kufij” dënojnë shoqërimin e gazetarit Malësia nga policia dhe kërkojnë hetim të pavarur
Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF) dënon shoqërimin e dhunshëm nga policia të gazetarit të Rtv Ora Xhoi Malësia në protestën e djeshme ndërsa ai transmetonte live zhvillimet nga zona e 21 Dhjetorit.
Në një postim në twitter, RSF bën thirrje për hetim të pavarur në sjelljen abuzive të policisë.
“Ndërsa po mbulonte një përplasje në protestën e Tiranës kundër brutalitetit policor Xhoi Malesia i Rtv Ora, i identifikuar qartë si gazetar, u ndalua dhe u mbajt për 3 orë nga policia e cila gjithashtu e rrahu dhe fyeu atë. RSF bën thirrje për hetim të pavarur të sjelljes abuzive të policisë”.