Fituesi për fotografinë më të bukur në konkursin “Earth Photo”
Një projekt mbi hapësirat e braktisura të rikuperuara nga natyra ka fituar garën e vitit 2020 për fotot më të bukura.
Seria fituese, u mundësua nga fotografi francez Jonathan Jimenez aka ‘Jonk’, e përfshin imazhe të një kafeneje dhe teatri në Abkhazia, një hoteli në Portugali dhe një pishine në Itali. Fituesi u zgjodh nëpërmjet 2,600 fotografëve që morën pjesë
Fotoreporterja fituese e çmimit “Pulitzer” Marissa Roth, e cila drejton konkursin, tha se puna e fotografit ishte vërtet fantastike.
“Ne zgjodhëm fotografitë tërheqëse të Jonk si fituesin e përgjithshëm për shkak të shkallës së lartë të aftësive dhe vizionit që ato përfaqësojnë, dhe gjithashtu sepse ato ilustrojnë dualitetin e bashkëjetesës së njerëzve me natyrën,”shprehet më tej Roth.
“Forestry England” Shoqata e pyjeve në Angli dhe Shoqëria Mbretërore Gjeografike zgjodhën fituesit në gjashtë kategori nga një listë e ngushtë me 50 fotografi dhe katër filma. Konkursi përpiqet të tregojë më të mirën në mediat vizuale mjedisore dhe synon të inkurajojë diskutimin në lidhje me botën dhe banorët e saj.
Kategoria e videos u fitua nga Sean Gallagher për Cambodia Burning, një film i shkurtër që zbulon efektet e shpyllëzimeve të shfrenuara në vend.
Një ekspozitë e fituesve dhe shënimeve të zgjedhura do të shfaqet në pyjet e Anglisë, përfshirë Grizedale në liqenim District, pyllin Dalby në Yorkshire Moors dhe pyllin në Dorset, nga tani deri në pranverën e vitit 2021.