Lajme

Kurti: Progresi i qëndrueshëm i bën bashkë demokracinë dhe shkencën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Seminarin e dytë shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Kurti ka thënë se arsimi cilësor është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror, dhe se rritja në cilësi kërkon transformim në të gjitha nivelet e arsimit.

Ndërsa digjitalizimin në arsim ai ka thënë se e sheh si komponent kyç të reformës në këtë sektor, me ç‘rast përmendi drejtimet kryesore të digjitalizimit në kuadër të planit strategjik të arsimit si krijimi dhe funksionalizimi i një platforme digjitale gjithëpërfshirëse e të centralizuar, prodhimin e materialeve digjitale dhe krijimin e mekanizmave institucionalë që mundësojnë realizimin dhe përdorimin e teknologjisë në arsim.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Përpos përmirësimin dhe avancimin e sistemit arsimor, nëpërmjet transformimit digjital dhe e-qeverisjes, ne po synojmë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e të gjitha shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Progresi i qëndrueshëm është ai i cili i bën bashkë demokracinë dhe shkencën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për këtë transformim kërkohet një angazhim i përbashkët dhe i koordinuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Andaj ky seminar është një mundësi e shkëlqyer për të punuar së bashku, edhe me hulumtuesit tanë në diasporë, për zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, si domosdoshmëri për rimëkëmbje të qëndrueshme”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *