Bota

Britania zgjat skemën e vizave për punëtorët sezonalë deri në vitin 2024

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi ditën e djeshme se do të zgjasë skemën e  përkohshme të vizave për punëtorët e huaj sezonalë deri në fund të vitit 2024, ndërsa gradualisht do të reduktojë kuotën nga viti 2023.

Qeveria britanike tha se vitin e ardhshëm do të ofrojë 30,000 viza për punëtorët që shkojnë në Mbretëri të Bashkuar deri në gjashtë muaj për të mbledhur fruta, perime dhe lule, duke e rritur potencialisht këtë numër në 40,000.

Por që nga fillimi i vitit 2023, numri i vizave “do të fillojë të ulet”, tha qeveria, duke shtuar se po kërkon “një plan nga sektori për të shkurtuar varësinë nga punëtorët e huaj”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Sektori duhet të përmirësojë pagat dhe kushtet, tha qeveria, duke shtuar se po ndryshon rregullat e skemës në mënyrë që punëdhënësit të paguajnë një “pagë minimale”.

Zgjatja e kufizuar “arrin ekuilibrin e duhur të mbështetjes së industrisë ndërsa ajo kalon në punësimin dhe prioritetizimin e punëtorëve vendor,” tha Kevin Foster, ministër për Migracion, raporton AFP.

Pasi Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian u bë e ditur se vendi ishte i varur nga punëtorët e huaj

Njoftimi se numri i vizave për punëtorët e sektorit të bujqësisë do të zvogëlohet nga viti 2023 u kritikua nga një udhëheqës bujqësor në Skoci, ku punëtorët sezonal janë veçanërisht të kërkuar.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Scott Walker, shefi ekzekutiv i Unionit Kombëtar të Fermerëve të Skocisë, shkroi në Twitter se qeveria “po nxirrte një lajm të keq në prag të Krishtlindjes”, duke shtuar se njoftimi se numrat e vizave do të reduktohen nga viti 2023 ishte “lajm shkatërrues për frutat dhe perimet e buta skoceze”.

Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Fermerëve, Tom Bradshaw, megjithatë, në një deklaratë tha se ishte pozitive që qeveria po u jepte kultivuesve “qartësi mbi të ardhmen e skemës për tre vitet e ardhshme”. REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *