Lajme

Sela: Nuk do të jap dorëheqje, nuk e lë partinë pa kryetar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se nuk do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Këtë e tha ai si përgjigje ndaj gazetarëve, duke shtuar se vijon organizimi i Kongresit të partisë dhe se pritet që gjatë pranverës të merren vendime konkrete.

“Dhënja e dorëheqjes time në këtë situatë do ta linte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka, dhe unë assesi nuk do bëja lojën e atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Aleancës për Shqiptarët, dhe këto janë oponentët politikë. Këtë pjesë të përgjegjësisë unë jam i detyruar që ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në kongresin e ardhshëm, pastaj janë çështje të cilat kongresi do të sjelle vendimet, që sipas gjitha gjasave do të mbahet diku nga pranvera”, tha mes tjerash Sela.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *