BallinaLajme

Kosovë / S’mbahet mbledhja e komisionit për hidrocentrale për mungesë të kuorumit

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se sot ka pasur mungesë të kuorumit.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonin Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Propozuesi i këtij komisioni, Haxhi Avdyli, tha se mungesa e kuorumit po ndodh për shkak se deputetët po kanë mbledhje të komisioneve të tjera dhe për shkaqe shëndetësore.

YouTube player