Rusia “tregon forcën”, stërvitje me tanke, anije e avionë në kufi me Ukrainën
Në kulmin e përplasjeve të Moskës me NATO-n dhe SHBA-të, trupat ushtarake ruse kryen episode të reja stërvitjesh në kufi me Ukrainën duke rritur frikën e një plani për ndërhyrje në javët në vazhdim.
Stërvitjet janë motivuar nga administrata ruse me pretendimet për kërkimin e “varreve masive” të 100 trupave ruse, ndërkohë që Moska prej javësh ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa, tanke dhe artileri përgjatë krahut të saj lindor. Në stërvitjet e fundit më shumë se 1000 trupa u përfshinë në manovra të kryera në pesë rajone me tanke, angazhimin e mbi 500 ushtarëve dhe avionët luftarakë Sukhoi bashkë me anijet luftarake.
Veprimi i trupave në terren erdhi disa orë pasi presidenti Vladimir Putin, duke folur në konferencën vjetore për shtyp, akuzoi NATO-n dhe SHBA-në se planifikojnë të vendosin raketa hipersonike në Ukrainë.
Sipas kreut të kremlinit, NATO po militarizon shtetet ish-sovjetike, si Estonia, Letonia dhe Lituania, dhe shtoi se Rusia ‘mund të bëjë gjithçka me çdo kusht’ për të mbrojtur veten.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se në Detin e Zi, avionët luftarakë Sukhoi u stërvitën në hapësirën e luftanijeve perëndimore ose ukrainase që shihen si kërcënim për kufirin rus.
Një sërë manovrash me raketa modern dhe tanke janë kryer në rajonet e tjera kufitare me Ukrainën ndërkohë që javën e kaluar, Moska paraqiti një projekt-dokumentet duke kërkuar që NATO të mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë dislokimet e forcave ushtarake të aleancës në Evropën Qendrore dhe Lindore.
SHBA dhe aleatët e saj kanë thënë se nuk do t’i japin Rusisë atë lloj garancie për Ukrainën duke kërkuar bisedime për çështjen. Tensionet në rritje arritën kulmin këtë javë kur Putin u zotua se Rusia do të ndërmerrte hapa ushtarakë në përgjigje të asaj që ai e quajti ‘qëndrimin agresiv’ të Perëndimit.
Rruga Press