Lajme

SPAK humb përballë gazetarëve, Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e serverit të “Lapsit”

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka humbur betejën me gazetarët pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht vendimin për sekuestrimin e serverit të portalit lapsi në kuadër të hetimit për databazën e parë të patronazhistëve. Krahas rrëzimit të vendimit të SPAK, Gjykata e Lartë ka vendosur në mënyrë njësuese që pajisjet e medies të sekuestrohen me procedura strikte e transparente pa cenuar burimin e informacionit të gazetarëve.

Gjykata e Lartë në Tiranë publikoi një vendim njësues në lidhje me përballjen e gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku me Prokurorinë dhe Gjykatat kundër vendimit për sekuestrimin e serverit të portalit të drejtuar prej tyre, lapsi.al.

Lexo më shumë  Serbia rrëshqet edhe më shumë drejt Rusisë, synon ta hartojë ligjin e modeluar nga Putini për “agjentët e huaj”

Togat e zeza të Gjykatës së Lartë në këtë rast kanë vendosur mospranimin e rekursit të SPAK, që insistoi në kërkesën për sekuestrimin e kompjuterave të portalit që publikoi databazën e patronazhistëve gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 25 prillit.

Në verdiktin që vjen pas një përballje të gjatë të gazetarëve me prokurorinë e posaçme SPAK dhe Gjykatën e Shkallës së Parë, thuhet se mjetet e punës së gazetarëve mund të këqyren, por duke vendosur detyrime shtesë për prokurorët dhe gjykatësit, të cilat në rastin konkret duket se nuk janë zbatuar.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton rezolutën për Srebrenicën

Në rastet kur Gjykata vendos të marrë prova nga media, togat e zeza shprehen se duhet të arsyetohet përse sekuestrimi i të dhënave ose sistemeve kompjuterike është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *