Bota

FDA autorizon pilulën e Merckut kundër koronavirusit

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka autorizuar të enjten përdorimin e pilulës kundër koronavirusit të kompanisë Merck, ndërkohë që po rritet numri i personave të infektuar për shkak të variantit Omicron të këtij virusi.

Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

“Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni.

Pilula e kompanisë Merck duhet të merret pesë ditë pas simptomave të para dhe sipas disa studimeve, ajo e zvogëlon numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve te kategoritë e rrezikuara.

Pilula e kompanisë Pfizer është thënë se zvogëlon simptomat e rënda për gati 90 për qind.

Ndonëse vaksinat dhe dozat përforcuese mbesin mjeti më i fuqishëm kundër koronavirusit, ekspertët kanë mirëpritur trajtimet shtesë, të cilat pas një kohe do të blehen nëpër barnatore, me përshkrim të mjekut./rel/

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *