Lajme

Konfirmohen 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 11 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.

Në total numri i rasteve aktive është 317.

Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *