Lajme

Mësuesit prej 9 vitesh nuk marrin pagën e trembëdhjetë, kërkojnë 50 mijë lekë

Ky është i nënti vit që armata e madhe e edukuesve të brezave nuk përfiton pagën e 13-të. Edhe shpërblimet e miratuara me ligj për mësuesit nuk janë zbatuar për ta, duke u mohuar kështu bonuset e fundvitit.

Disave prej tyre u është vonuar madje edhe paga mujore, duke i kushtëzuar në shpenzimet bazike familjare. Këtë fundvit arsimtarët kërkojnë një shpërblim më dinjitoz, si dhe shlyerjen e bonuseve të prapambetura.

 “Ka 9 vite që paga e 13 është shkrirë në 12 pagat, por thanë se do t’u japim 10 mijë lekë të reja në fundvit. Nuk e kanë dhënë këtë shpërblim. Jemi pak ditë nga festat dhe disa mësues tani kanë marrë pagën e nëntorit. Kërkojmë 50 mijë lekë shpërblim, dhe jo lëmoshë”, thotë zv.kryetari i Sindikatës së Mësuesve Isa Halilaj.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Si pagesa të pashlyera ndaj mësuesve janë edhe orët e zgjatura, kushtet në pandemi si dhe korrigjimi i testeve.

“Orët e zgjatura në pandemi të papaguara, internet e kompjuterat për mësimin online, si dhe transporti për në shkollë”, shprehet Halilaj.

Kur socialistët erdhën në pushtet në 2013-ën premtuam se buxheti i arsimit do të rritej në 5% e totalit. Por as për 2022 nuk e kalon masën e 3%-shit. Sipas ekspertëve kjo është një shifër e ulët, e cila sjell pikërisht këto problematika në pagesa shtesë apo edhe në shërbime të tjera për zhvillimin e mësimit në kushte më të mira./a2/

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *