Lajme

Raporti: Shqipëria më e varfra, të fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin në vitin 2020

Familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Evropë. Prej 5 vitesh situata e të ardhurave për qytetarët paraqitet e njëjtë. Nga të dhënat e publikuara nga Eurostat, Shqipëria ka të ardhura për frymë sa 30% e mesatares evropiane. Mali i Zi kryeson listën në rajon me nivelin më të lartë të të ardhurave dhe konsumit.

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, sa i përket të ardhurave dhe konsumit, të cilat janë më të ulëtat për frymë. Sipas EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 30% e mesatares së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Në raport me dy vitet e fundit, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar. Të dhënat për vitin e kaluar tregojnë se është thelluar edhe diferenca me shtetet e tjera të rajonit. Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka një mesatare prej 33% të BE-së në vitin 2020. Në vitin 2016, diferenca mes këtyre dy shteteve ishte 1 pikë përqindje, ndërsa në 2020 është thelluar në 3 pikë përqindje.

E treta në renditje vjen Maqedonia e Veriut me 38% të mesatares së vendeve të BE, e ndjekur nga Serbia me 43%. Mali i Zi ka nivelin më të lartë të të ardhurave në rajon me 45% të mesatares së BE, edhe pse ka një rënie të ndjeshme në krahasim me vitin 2019. Në këtë raport nuk janë përfshira të dhënat për Kosovën.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Edhe në treguesin tjetër, për konsumin individual për frymë që mat mirëqenien e familjeve, Shqipëria është sërish e fundit në Europë me 39% të mesatares së BE-së, përkundrejt 42% në Bosnjë-Hercegovinë, 43% në Maqedoninë e Veriut, 51% për Serbinë dhe 59% për Malin e Zi.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë përkatësisht 163% dhe 109% mbi mesataren e BE-së.

Raporti: Shqipëria më e varfra, të fundit në Europë
Raporti: Shqipëria më e varfra, të fundit në Europë
Raporti: Shqipëria më e varfra, të fundit në Europë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *