Bota

Suedia vendos detyrimin e Green Pass edhe për vendet skandinave. Britania rekord infektimesh

Suedia vendos detyrimin e Green Pass edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, të cilët më parë ishin të përjashtuar.

Këtë e raportojnë mediat ndërkombëtare, duke nënvizuar se ministrja suedeze e Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, ka inkurajuar të gjithë udhëtarët që t’i nënshtrohen testit të koronavirusit në hyrje.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

“Përhapja e infeksionit po rritet ndjeshëm. Varianti i ri i virusit Omicron e bën të vështirë parashikimin e përhapjes së infeksionit në të ardhmen”, tha ajo.

Deri më tani, qeveria suedeze nuk kishte vendosur bllokime ose shtrëngime gjatë pandemisë, duke u fokusuar në përgjegjësinë individuale.

Nderkohë Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot një rekord të ri të infeksioneve Covid me 88,376 raste të reja në 24 orë sipas shifrave zyrtare. Viktimat ishin 146, kundrejt 165 në 24 orët e mëparshme./a2/

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *