Bota

Kishte dështuar që ta mbrojë, Gjykata Evropiane detyron Rusinë t’i paguaj gruas 370 mijë euro – pasi burri ia kishte prerë me sëpatë shuplakat e duarve

Rusia është detyruar t’i paguaj 370 mijë euro si dëmshpërblim një gruaje, të cilës bashkëshorti ia kishte prerë shuplakat e duarve.

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se Rusia nuk ka arritur ta luftojë rastin e dhunës në familje, duke urdhëruar që t’i dëmshpërblej katër gra që ishin sulmuar brutalisht, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Në mesin e tyre është edhe Margarita Gracheva, bashkëshorti i të cilës e kishte rrëmbyer në vitin 2017 dhe e kishte sulmuar me sëpatë, shkruan BBC.

Gjykata i ka rekomanduar Rusisë që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të ndalur sulmet të tilla në të ardhmen.

Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se dhuna në familje mbi gratë ndodh “në masë të madhe”, dhe se Rusia ka shkelur dy nene të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Në dhjetor të vitit 2017, bashkëshorti e Grachevit e kishte dërguar në pyll dhe me sëpatë ia kishte prerë shuplakat e duarve.

Siç ka deklaruar ajo për CBC, këtë ai e kishte bërë nga xhelozia. E në polici kishte raportuar rastin, por ata kishin injoruar ankesat e saj. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *