Lajme

SHBA: Mbi 200 ‘Non Grata’, zero ‘Non Grata’ të hequra

Kërkesa e Sali Berishës nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u zhvillua në stadiumin Air Albania për rishqyrtim të vendimit për ta shpallur non grata ka marrë përgjigje nga ambasada amerikane në Tiranë përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ambasada shkruan se janë 200 persona të shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara dhe për asnjërin prej tyre nuk po përgatitet asnjë kërkesë për falje.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

“Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘Non Grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që po përgatitet një kërkesë për falje, ‘zero“, shkruhet në njoftimin e SHBA-së.

Edhe ditën që Berisha hyri në selinë e Partisë Demokratike tha se do ta pranonte një falje nga SHBA për shpalljen e tij non grata.

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Berishën u mor në 19 maj të këtij viti. Shkak i vendimit sipas DASH ishte përfshirja në korrupsion madhor dhe minimi i demokracisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *