Lajme

Peci: Për nëntë muaj ministria jonë arriti rezultate më shumë se qeveritë e shkuara për nëntë vjet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që Ministria aktuale e Bujqësisë ka arritur të ketë më shumë suksese për nëntë muaj sesa qeveritë e shkuara për nëntë vjetët e fundit.

Ai akuzoi qeveritë e kaluara, duke i quajtur qeveri të Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ato zgjodhën zhvatjen dhe mashtrimin.

“9 muaj qeverisje në Ministrinë e Bujqësisë, kemi rezultate më shumë se 9 vjetët paraprakë të qeverive të PDK-së, që në vend të zhvillimit zgjodhën zhvatjen dhe mashtrimin”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lexo më shumë  Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në veri të Mitrovicës

“Për 9 vite, asnjë ligj i aprovuar dhe votuar në qeveri e kuvend. Vetëm sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar 2 ligje: Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe Ligjin për Pije të Forta Alkoolike”.

Postimi i plotë:

9 muaj qeverisje në Ministrinë e Bujqësisë, kemi rezultate më shumë se 9 vitet paraprake të Qeverive të PDK-së, që në vend të zhvillimit zgjodhen zhvatjen dhe mashtrimin.

Lexo më shumë  Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë, investim prej 690 mijë euro

Për 9 vite asnjë ligj i aprovuar dhe votuar në Qeveri e Kuvend. Vetëm sot Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar 2 ligje:

Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe Ligjin për Pije të Forta Alkoolike.
Nuk do ndalemi me kaq…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *