Bota

Një në 100 amerikanë mbi 65 vjeç kanë humbur jetën nga Covid

Rreth një në njëqind amerikanë mbi moshën 65 vjeç kanë vdekur nga Covid-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shërbimi federal i shëndetit publik i SHBA .

590,089 njerëz të moshës 65 vjeç e lart kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

 Kjo grupmoshë përfshin 54.1 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, sipas Byrosë Federale të Regjistrimit.

Lexo më shumë  Shefi i CIA-s udhëtoi për në Moskë për 'bisedime të paparalajmëruara'

Më konkretisht, kanë vdekur 178.912 persona nga mosha 65 deri në 74 vjeç, 203.422 persona të moshës 75-84 vjeç dhe 207.755 persona të moshës 85 vjeç e lart, shkruhet në raportin e The New York Times.

SHBA po përgatitet për një shpërthim të ri të pandemisë gjatë dimrit , kryesisht për shkak të përhapjes së varianteve Delta dhe Omicron të SARS-CoV-2.

Lexo më shumë  Fundi i politikës pro ruse të Orbanit në Hungari: "Rusia përbën kërcënim për Hungarinë, Evropën dhe rendin global"

Rastet janë rritur me rreth 45% në muajin e kaluar, dhe deri dje, 13 dhjetor, Omicron ishte përhapur në të paktën 29 shtete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *