Opinion/Aktualitet

Paralajmërojnë diplomatë perëndimorë:’Ballkani do zhytet në luftë’

Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.

“Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague, dhe fill pas alarmit të tij,  kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e vet për Ballkanin Perëndimor, shkruan National Interest.

Johnson argumenton se “rajoni po përjeton kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit dhe sigurisë së tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet që kemi pasur falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Përse pasuria nuk krijoi elitë? Ndoshta tranzicioni na mësoi si të bëhemi të pasur, por nuk arriti të na mësojë çfarë duhet të bëjmë me pasurinë

Luftërat në Ballkan shpërthejnë tradicionalisht në pranverë ose verë, ndërsa tensionet politike i paraprijnë që disa muaj përpara.

Këtë vit, thuhet në shkrim, vjeshta zakonisht e ftohtë, u karakterizua nga tensione të nxehta dhe deklarata luftë-ndjellëse që kapërcejnë edhe për standardet ballkanike.

Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.

Ultra-nacionalisti i zjarrtë serb, që mban postin e anëtarit të presidencës trepalëshe të vendit, ka dominuar tituj kryesorë të lajmeve gjatë dekadës së fundit, sepse po punon hapur për shkatërrimin dhe copëzimin e vendit të tij.

Lexo më shumë  Rama kërkon të implikojë NATO-n - Media franceze: Nuk ka prova se Rusia qëndron pas protestave në Shqipëri

Nëse perëndimi përpiqet të ndërhyjë, Dodik tha se do të thërrasë për ndihmë miqtë e tij, duke iu referuar Serbisë e Rusisë qe e sheh ballkanin si pikën e dobët të BE-së, vazhdon artikulli, pasi rajoni mbetet pjesë e rëndësishme e Europës e ndan kufij me disa vende të BE-së dhe NATO-s, por ende nuk është integruar plotësisht në këto struktura.l.n.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *