Lajme

Video – Disa nga kompanitë shqiptare që bashkëpunonin me kompaninë ‘RAD’ tërhiqen nga veriu i Kosovës

Disa nga kompanitë shqiptare të cilat bashkëpunonin me kompaninë ‘Rad’, me pronar Radulle Steviq, kanë filluar të tërhiqen nga punimet që ishin duke i kryer si nënkontraktorë në veri të vendit.

KALLXO.com merr vesh se ky vendim për tërheqjen e tyre nga punët që ishin duke i realizuar si nënkontraktorë të kompanisë “Rad”, vije pasi kjo e fundit u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Rruga Press.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Në një video-incizim të siguruar nga KALLXO.com shihet se kamionët e njërës prej kompanive janë duke u larguar nga veriu i Kosovës.

Kallxo.com merr vesh se disa kompani shqiptare edhe zyrtarisht kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin me kompaninë ‘Rad’ shkaku i listës së zezë amerikane.

Kompania “RAD” ka marr shumicën e tenderëve të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

Pronari i saj Radulle Steviq ditë me parë bashkë me disa persona të tjerë u fut në listën e zezë nga SHBA-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *