Sport

Prapaskenat e Raiolas: “Ishte e kryer për Thuram te Inter, ashtu si për De Ligt te Bayern Mynih”

Gjatë intervistës për Sport 1, Mino Raiola ka folur edhe për një histori në lidhje me Marcus Thuram, të cili gjatë verës Interi kishte provuar ta merrte përpara se të blinte Correan nga Lazio: “Verën e kaluar rruga ishte e qartë për të, ai duhej të transferohej jashtë vendit. Gjithçka ishte gati për transferimin te zikaltrit, por më pas ai u lëndua (këputje e ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë për dy muaj mungesë) dhe gjithçka u shkatërrua. Tani ai është kthyer në formë dhe mund të zgjedhë të gjitha klubet kryesore qofshin ato në Itali, Gjermani, Angli apo Francë”.

Sa i përket De Ligt, situata ishte dicka e ngjashme: “me Bayern Mynih thuajse ishte e kryer, pati bisedime pozitive por në fund operacioni nuk shkoi mirë. Është për të ardhur keq”. Bavarezët megjithatë janë rikthyer në lojë edhe për cështje të tjera transferimi: “I vetmi klub që mund të përballojë Pogba është Bayern, por nuk kemi marrë asnjë sinjal, ndoshta do të vijë një ofertë nesër… do të dimë diçka më shumë pas dy muajsh”.

Së fundmi, për Haaland: “Ai mund të shkojë te Real Madrid, Barcelona, Manchester City ose Bayern Mynih. Kur? Shanse të mëdha ka që ai të largohet këtë verë, ose tjetrën”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *