Bota

Vizita e parë jashtë vendit, kancelari i ri gjerman pritet nga Macron në Paris

Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, ndodhet sot në Paris, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, dy ditë pasi mori zyrtarisht detyrën.

Presidenti i Francës Emanuel Macron  ka rezervuar një pritje të ngrohtë për liderin gjerman.  Ata gjithashtu u zotuan për të mbajtur të fortë boshtin franko-gjerman.

“Katër vitet e fundit kam punuar me Angela Merkel për të gjitha këto çështje. Unë e di që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të ngushtë së bashku, i dashur Olaf, ” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me të dy udhëheqësit.

Lexo më shumë  NYT: Inteligjenca iraniane dëshiron bisedime me CIA-n për fundin e luftimeve

Scholz tha se takimi diskutoi se si Franca dhe Gjermania mund të punojnë së bashku për ta bërë Evropën më të fortë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *