Makbethi hap sezonin e ri në ‘La Scala’, premiera me muzikë të Verdit rikthen emocionet në teatrin e operas
Për herë të parë edhe pse jemi në mes të pandemisë shtëpia e mirënjohur e Operas në Itali ‘La Scala’ nis shfaqjet me emocione dhe spektakël.
Në skenën e famshme ngjitet vepra e Uilliam Shekspir, Makbeth shoqëruar me notat muzikore të Giuseppe Verdi. Sezoni i ri nis me plot shpresë edhe pse spektatorët duhet t’u nënshtrohen masave strikte anti-COVID.
Protagonistë të premierës janë sopranoja Anna Netrebka, tenorët Francesco Meli, Ildar Abdrazakov, baritoni Luca Salsi, drejtuar nga maestro Riccardo Chailly dhe Davide Livermore.
Kjo është “premiera” e 70-të në La Scala, e cila u ndoq edhe nga presidenti italian Sergio Mattarella nga llozha mbretërore.
Piazza Duomo dhe Piazza della Scala u blinduan nga policia , për shkak të frikës së protestave nga sindikatat dhe demonstruesit kundër vaksinave./euro/