Art & Kulturë

Epi i Gilgameshit kthehet në atdhe

Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Epit të Gilgameshit, e cila u grabit nga një muze i Irakut 30 vjet më parë u gjet pak kohë më parë në Shtetet e Bashkuara, u kthye zyrtarisht në Irak të martën.

Pllaka kuneiforme me vlerë 1.7 milionë dollarë, e njohur si pllaka e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare. Ajo u gjet në 1853 si pjesë e një koleksioni me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian, Assur Banipal.

Lexo më shumë  Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë

Pllaka u grabit nga një muze i Irakut gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991. Zyrtarët besojnë se ajo u importua ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në 2003, më pas u shit në Hobby Lobby dhe përfundimisht u ekspozua në Muzeun e Biblës në Uashington.

Agjentët federalë e sekuestruan pllakën në shtator 2019, vendim që u përforcua nga gjykata federale e Nju-Jorkut në korrik të këtij viti.

Pllaka iu dorëzua sot autoriteteve irakiane në një ceremoni në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut në prani të zyrtarëve të UNESCO-s, si dhe ministrit të Jashtëm irakian Fuad Hussein dhe Hassan Nadhem, ministri i kulturës, turizmit dhe antikiteteve të Irakut.

Lexo më shumë  Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë

“Ia dolëm të rikuperojmë rreth 17 926 artefakte nga disa vende, përkatësisht Amerika, Britania, Italia, Japonia dhe Holanda”, tha Hussein.

UNESCO e ka përshkruar procesin e rikuperimit të artefaktit në fjalë si kulmin e bashkëpunimit prej disa dekadash midis SHBA-së dhe Irakut, që të dyja janë nënshkruese të Konventës së UNESCO-s në vitin 1970.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *