KryesoreLajme

Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria miratoi shqyrtim propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se rritja e pensioneve për këtë kategori do të jetë 20 për qind mbi shumën aktuale.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Policia goditi gazetarët me paramendim, alarmi i 'Reporterëve pa Kufij' u vërtetua

“Shqyrtim propozimin-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në shtojcën 1. Të Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre (MFPT). Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar bashkë me ministrinë Hekuran Murati gjatë janarit, pra sot zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 për qind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Raporti alarmant: Shqipëria humb mbi 1-mld euro në vit nga korrupsioni, me këto ritme pritet të shkojë deri në 4.8 mld
YouTube player