Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë
Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në prefekturën Wakayama në Japoninë jugperëndimore.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në orën 09:28 me kohën lokale në thellësi prej 20 kilometrash në ngushticën Kiisuido.
Dridhjet janë ndier në Mie, Hyogo, Tokushima dhe Kagawa. Ndërkaq, në orën 06:37, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.
JMA raportoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.
Rruga Press