Lajme

60 familje në Yzberisht problem me ujin, banorët u druhen sëmundjeve

Prej më shumë se 20 vitesh Pranvera Zyberi, banore në Yzberisht të Tiranës, ujin e çezmës nuk e përdor as për të pirë, e as për gatim.

“Shumë i pisët, i qelbur, me erë, me të gjitha. Nëse është pak i kulluar e përdor edhe për rroba, po nëse është i pisët nuk e përdor”, thotë ajo.

Ky problem prek rreth 60 familje pranë rrugës Jorgo Panajoti ne Yzberisht. Ata thonë se uji i ndotur u ka sjellë probleme edhe në shëndet.

“Nuk pihet fare sepse edhe fëmija që e pi po na sëmuren, mbeta spitaleve”, thotë një qytetare.

Lexo më shumë  Akuza për abuzim me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

“Fëmijën e kam me probleme në veshka, e çoj për gjë tjetër, më del me gjëra të tjera vetëm nga uji. Nuk mbaj mend të kemi pirë ujë tamam si duhet, mirë që është me probleme, po vjen me orar”, thotë një tjetër,

“Nuk e konsumoj për veten time. Në fund të bidonit bëhet jeshil, kam vite që e blej ujin për të gatuar”, thotë një banore e lagjes.

Romina Sefa, aktiviste e të drejtave të njeriut thotë se nga analizat që kanë bërë vetë banorët në laboratorët privatë, u rezulton se uji nuk pihet.

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

“Nisur nga shqetësimet e banorëve jemi organizuar dhe kemi bërë një analizë të gjithë  bashkë në një laborator privat, i cili ka rezultuar që ky ujë nuk mund të konsumohet”, thotë Sefa.

Familjet buzë rrugës Jorgo Panajoti në vitin 2020 u përfshinë në projektin e përmirësimit të furnizimit me ujë. Por familjet që ngrenë shqetësimin, nuk janë përfshirë në këtë projekt./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *