BallinaLajme

50 mijë të papunë nga pandemia – Rama bën propagandë LIVE

Kryeminstri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka hequr taksën për biznesin e vogël gjatë pandemisë Covid-19.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë megjithatë të kundërtën: mbi 50 mijë vetë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, sepse përkrahja për ta është pothuajse inekzistente.

Por Rama i mëshon një tjetër realiteti, duke thënë se falë lehtësirave të mundësuara bizneset e vogla xhirojnë deri në 10 mijë dollarë në vit.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës. Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë.

Por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e votën dhe duke u bërë i vetmi vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi, aty taksat janë shumë të larta. Ne kemi 0 taksa mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla, me një xhiro deri në 10 mijë dollarë në vit”, – tha Rama përpara gazetarëve. /Mapo

Lexo më shumë  Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

Rruga Press

YouTube player