Lajme

404 mijë euro pa zot në tubin e aspiratorit/ Prokuroria shtrin hetimet në Kadastër dhe banka

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar të tjera detaje se kujt i përket shuma e majme e parave që u zbulua pas përgjimit ambiental të Rozeta Dobit dhe djalit të saj. 

Për Rozeta Dobin, Policia dhe Prokuroria thonë se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, ndërsa ende nuk është mësuar se kujt i përket shuma prej 404 mijë eurosh që u gjet në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi.

Prokuroria e cila po heton krahas vjedhjes edhe për veprën penale të pastrimit të parave, ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, ndërsa pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri kanë llogari bankare dhe sa është shuma në këto llogari.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Ndërsa është kërkuar informacion në banka, por edhe në Kadastër, për llogaritë bankare dhe pasuritë që zotëron Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë në shtëpitë e të cilëve punonte si pastruese Rozeta Dobi.

Kjo e fundit, po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

49-vjeçarja është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi misteret e kësaj ngjarjeje dhe të sqarojë se kush është pronari i shumës së majme, por ajo ka refuzuar të flasë, edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit nëse ajo bashkëpunon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *