Lajme

33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, bashkëshortja kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve: Janë shumë emra që kanë firmosur varjen e tij dhe asnjë nga kriminelët nuk është dërguar para drejtësisë

Përmes një ceremonie të veçantë ku merrnin pjesë miq,familjarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të Kukësit, është përkujtuar 33- vjetori i varjes në litar të poetit kuksian, Havzi Nela. Bashkëshortja e poetit të vrarë nga regjimi komunist Havzi Nela, Lavdie Nela kërkon nga shteti shqiptar drejtësi dhe zbardhje të historisë së tij.

Në 33-vjetorin e vdekjes së tij, Lavdie Nela shprehet se ende asnjë institucion drejtësie apo qeveri nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit dhe se SPAK duhet të hapë dosjet.

“Martir i demokracisë, simbol i lirisë,me 10 gusht dikatura komuniste e vari dhe drejtësia akoma nuk e ka thënë fjalën e saj sepse nuk i ka dërguar kriminelët para drejtësisë. I kërkojmë SPAKUT të bëjë veprimet e duhura që drejtësia të vihet në vend, Kristaq Rama asokohe bashkë me Ramiz Alinë dhe shumë emra të tjerë dqë kanë firmos për varjen e tij.

Në cdo aktivitet kam qenë e pranishme dhe kam kërkuar drejtësi“-u shpreh bashkëshortja.

Përfaqësues i Unionit të të Dënuarve Politik tha se misioni i Havzi Nelës është i gjallë akoma ndersa politika shqiptare ka vdekur dhe në një vend ku nuk vihen kriminelët para drejtësisë ateherë krimi do të përsëritet.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Politikë ka punuar 30 vite që emri i Havzi nelës dhe ai sot është nderi i kombit. Më shumë ka rëndësi ceremonia përkujtimore sepse sic thotë i madhi Ismail Kadare, poeti është i qetë në botën e amshuar por në shoqërinë shqiptare nuk janë dënuar këto krime, nuk është bërë një ligj për të dënu kriminelët komunistë dhe po sundojnë pasardhësit e tyre.

Mesazhi i poetit ishte që ma mer mendja që do dalim gjallë por ne nuk do hakmerremi do kërkojmë paqe, tani shtroj pyetjen politika shqiptare a është përgjigj paqes së tij apo urrejtjes?

Havzi Nela dhe misioni i tij është gjallë por politika shqiptare ka vdekur. Në një vend ku nuk dënohet krimi, ai përsëritet, sot e gjithë Shqipëria duhet të ngrinte flamurin në gjysëm shtize për nderin e Havzi Nelës, kryetari i shtetit duhet të ishte në Kukës sepse është dënimi më makabër që ka ndodhur në Europën Juglindore pas rënies së komunizmit. 

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Havzi Nela njihet si një prej poetëve dizidentë, të cilin diktatura komuniste e internoi dhe më pas e vrau. Në 22 maj të 1967-ës ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë, ndërsa gruaja e tij u dënua me 10 vite burg. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Në tetor 1987, ai u arrestua dhe internua në fshatin Arrën, ndërsa gjykata vendosi që ta varte Nelën, me motivin ‘tradhëti e lartë’ ndaj vendit. Dënimi me vdekje u miratua nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të Kukësit, ku dhe lindi. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës së 10 gushtit, u varros vertikalisht në vrimën e krijuar nga heqja e një shtylle.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *